• Home
  • About

Archive for the 'Maqedoni' Category

Nënshkruhet bashkëpunim mes shoqatave ‘Kalaja’ dhe FNDNJ’

Posted on Mars 3 2010 by albtvradio

Sot në Selinë e shoqatës KALAJA në Tetovë u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi midis Shoqatës të Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK “KALAJA” me Seli në Tetovë dhe Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, dega Maqedoni me seli në Kumanovë  për realizimin e pikave të më poshtme. Këto dy organizata joqeveritare angazhohen që të kenë në të ardhmen një bashkëpunim të ndërsjelltë duke ruajtur secila organizatë pavarësinë e saj të veprimit. 1.) Organizimin e protestave në mbrojtje të të drejtave të njeriut

Share

Parapremiera “Babai im” e Shqipe Nuredini-Duka

Posted on Mars 3 2010 by albtvradio

Në kinotekën e Maqedonisë sonte si parapremierë do të shfaqet filmi artistik “Babai im” me regji të Shqipe Nuredini-Duka. Filmi është realizuar në rrethinën e Shkupit, në fshatrat Patishka Rekë dhe Koliçan, me përkrahje të Ministrisë së Kulturës dhe Fondit filmik të Maqedonisë, ndërsa tregon për Zekën, biri i vetëm i të cilit humbi jetën në luftë. Dhimbja dhe pikëllimi për djalin e vrarë janë rrezik për mendjen e shëndoshë të personazhit kryesor

Share

Tuna martohet në muajin prill

Posted on Mars 3 2010 by albtvradio

Altuna Sejdiu e njohur per disa histori dashurie që i ka bërë publike ka vendosur ti jap fund beqarisë. Më katër prill ajo do të bëhet nuse e Rilind Rekës, me të cilin është në lidhje dashurie më tepër se një vit. Të përditshme në Shkup thonë se dasma është caktuar të mbahet më 4 prill në hotelit elitar “ Aleksandar Palas” në Shkup.

Share

NATO: Qeveritë duhet të jenë të përgjegjshme

Posted on Mars 3 2010 by SADI

Sergio de Gregorio: Siguria dhe stabiliteti në vendet e Ballkanit varet nga stabiliteti i tyre ekonomik dhe suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar Senatori italian, Sergio de Gregorio, kryeson delegacionin italian të Asamblesë Parlamentare të NATO- s, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Politika e dyerve të hapura, sfida e fitores në Afganistan dhe bashkëpunimi NATO-Rusi janë gjithashtu në fokus të kësaj interviste.

Share

Shkup: Punëtorët të martën do ta radikalizojnë protestin

Posted on Mars 3 2010 by albtvradio

Nuk do t`i ndërpresim protestat dhe nuk heqim dorë nga kërkesat tona, por të martën e ardhshme nuk do të jemi kështu të qetë dhe do të ndërmarrim masa radikale, deklaroi Liliana Georgievski, përfaqësuese e të falimentuarve të cilët protestuan. Sigurimi policor pamundësoi një grup punëtorësh të falimentuar që dhunshëm të hyjnë në Qeveri dje pasdite pasi që mësuan se kërkesat e tyre janë refuzuar. Menjëherë pas shpalljes së lajmit se Qeveria ka refuzuar kërkesat e të falimentuarve, u krijua një tollovi, me ç`rast një pjesë e të falimentuarve tentuan që dhunshëm të hyjnë në hapësirat e Qeverisë.

Share

Liberalizimi i vizave, KE: Nuk do pranohen kërkesat për azil

Posted on Mars 2 2010 by elsa

BRUKSEL- Liberalizim vizash nuk do të thotë ’strehim’ dhe punë në vendet e BE-së. Sot, Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë që qytetarëve të tyre, të cilët udhëtojnë në Bashkimin Evropian, t’ua bëjnë të qartë se hyrja në “zonën Shengen” parasheh edhe kufizime, kështu që nuk mund të llogariten në azil. Përfaqësuesi i Komisionit Evropian Mikele Çerkone tha se autoritetet belge e kanë njoftuar komisionin se është rritur dukshëm kërkesa për azil nga shtetasit e këtyre vendeve

Share

Debati për ‘Shkupi 2014′, Cervenkovski: Ndërtime të tilla, vetëm në monarki

Posted on Mars 2 2010 by enkelejda

SHKUP- Vazhdojnë polemika të ashpra në qarqet akademike dhe politike maqedonase për projektin “Shkupi 2014″. Kryetari i LSDM-së, Branko Cervenkovski u shpreh sot kundër projektit qeveritar, për të cilin theksoi se do të inicioj edhe referendum. “Në vend që të ndërpritet ky projekt, Gruevski dhe Ahmeti janë marrë vesh ta bëjnë atë multientik

Share

Unë kam frikë nga Sali Berisha

Posted on Mars 2 2010 by albtvradio

Nga Mustafa Nano “Po abuzohet, zotni gazetar! Nuk ka dhënë urdhër Sali Berisha për t’rrahur atë kolegun tënd”, më tha dikush që ishte shqetësuar prej zërave, të cilët e lidhnin dhunën ndaj Mero Bazes me emrin e kryeministrit. “Po për burgosjen tënde ishte Enver Hoxha ai që dha urdhër?” – e pyeta të njëjtin person, i cili ka qenë i përndjekur prej regjimit komunist

Share

Fuere: Gjendja me azilantët e Maqedonisë është shqetësuese

Posted on Mars 2 2010 by albtvradio

Gjendja me numrin e zmadhuar të azilantëve të Maqedonisë në Belgjikë është me të vërtetë shqetësuese. Këtë sot në Shkup e deklaroi evrodeputeti në Maqedoni Ervan Fuere, duke shtuar se për këto arsyje, kryeministri i Belgjikës së shpejti do ta vizitojë tërë rajonin. “I vlerësojmë përpjekjet e MPB-së maqedonase, por duhet të bëhen përpjekje shtesë për të parandaluar agjencitë turistike në keqpërdorimin e besimit të njerëzve”, tha Fuere, duke shtuar se e gjithë kjo është në kundërshtim me liberalizimin e vizave, duke shtuar se kjo praktikë duhet të parandalohet.

Share

Fuere-Maqedonisë: Investoni që shqiptarët mos të ikin

Posted on Mars 2 2010 by albtvradio

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere ka ftuar qeverinë e Maqedonisë që të investojë dhe të hap vende të reja të punës në rajonet e margjinalizuara, banorët e cilëve masovikisht po e braktisin vendin drejt perëndimit, në kërkim të një jete më të mirë. Këto komente të diplomatit evropian erdhën pas eksodit të shqiptarëve të rajonit të Kumanovës drejtë Belgjikës dhe Francës. “Rritja e numrit të shtetasve të Maqedonisë që po kërkojnë azil në Belgjik është vërtet shqetësuese”, deklaroi Fuere

Share
Page 1 of 1312345»...Last »
  • Blogroll

    • Albania Access Page News
    • Albania ASP Hosting Page
    • Albania Mp3 Shqip Falas
  • Archives

    • Mars 2010
    • Shkurt 2010
    • Dhjetor 2009
    • Nëntor 2009

Copyright © 2010 AlbTvRadio Lajme - Wordpress Theme developed by Web Hosting Fan

English English Afrikaans Afrikaans العربية العربية Беларуская Беларуская български български català català česky česky Cymraeg Cymraeg dansk dansk Deutsch Deutsch ελληνική ελληνική español español eesti eesti فارسی فارسی suomi suomi français français Gaeilge Gaeilge galego galego עברית עברית हिन्दी हिन्दी hrvatski hrvatski magyar magyar bahasa Indonesia bahasa Indonesia íslenska íslenska italiano italiano 日本語 日本語 한국어 한국어 lietuvių lietuvių latviešu latviešu македонски македонски bahasa Melayu bahasa Melayu Malti Malti Nederlands Nederlands norsk norsk polski polski português português română română русский русский slovenčina slovenčina slovenščina slovenščina shqipe shqipe српски српски svenska svenska Kiswahili Kiswahili ภาษาไทย ภาษาไทย Filipino Filipino Türkçe Türkçe українська українська tiếng Việt tiếng Việt ייִדיש ייִדיש 中文 (简体) 中文 (简体) 中文 (繁體) 中文 (繁體) powered byGoogle