Shqipëria sonte ndaj Luksemburgut
Ndeshja e mbrëmjes së sotme ndaj Luksemburgut në orën 20:15 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” është një ndër takimet që kombëtarja shqiptare është e detyruar ta fitojë, çka e bën sfidën më të vështirë në grupin D për Shqipërinë. Ndaj Luksemburgut, që renditet i 117-ti në renditjen e FIFA-s, trajneri Kuzhe ka vendosur të hedhë në fushë një formacion sulmues, me skemë 4-3-1-2. Në mbrojtje do të luajnë Curri, Cana, Dallku dhe Lila, ndërsa mesfusha përbëhet nga Bulku, Agolli në të majtë, Muzaka në të djathtë dhe Skela në rolin e organizatorit
Share