• Home
  • About

Archive for the 'Kuriozitete' Category

3 miliardë euro borxh!

Posted on Korrik 20 2010 by enkelejda

3 miliardë euro borxh! Kjo qeveri po i mbahet pa kompleks teoremës perverse se sa më i madh është skandali aq më pak shanse ka ai të na shokojë. Por, sado injorantë që të jenë një pjesë e bashkëkombësve tanë në ekonomi, shpresa tek e cila mbahet qeveria, një borxh e tillë nuk kapërdihet kaq kollaj.

Share

Buxheti i krizës dhe kriza e buxhetit

Posted on Korrik 19 2010 by AlbTvRadio

Siç e kemi paralajmëruar shumë kohë më parë, ekonomia shqiptare është goditur nga recesioni, e manifestuar në tkurrjen e aktivitetit të biznesit, në rënien e konsumit, pakësimin e importeve, uljen e remitancave dhe thellimin e deficitit buxhetor. Kësaj goditjeje fare evidente i është shtuar edhe pesha negative e keqmenaxhimit të ekonomisë e të financave publike. Me gjithë kujdesin e vazhdueshëm e të imponuar të Ministrive dhe të Institutit të Statistikës për t’i sheqerosur shifrat, nuk mund të fshihet dot fakti që, në fund të 6- mujorit të parë të këtij viti, shumë prej treguesve janë dukshëm të përkeqësuar në krahasim me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar

Share

Që integrimi të mos jetë teatër

Posted on Korrik 18 2010 by elsa

Kur, afërsisht, Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian? Përgjigjen e kësaj pyetjeje nuk e di njeri. As në Bruksel, as në Strasburg, as në Tiranë.

Share

A jemi ne, shoqëri në depresion?

Posted on Korrik 17 2010 by AlbTvRadio

Nuk guxoj të pyes me zë të lartë “a jam i lumtur” sepse një i djathtë do më thotë që jam i lumtur, ndërsa një i majtë që jam i palumtur.

Share

A jemi ne, shoqëri në depresion?

Posted on Korrik 17 2010 by AlbTvRadio

Nuk guxoj të pyes me zë të lartë “a jam i lumtur” sepse një i djathtë do më thotë që jam i lumtur, ndërsa një i majtë që jam i palumtur. Çfarë deshët të pyesni ju

Share

Grekët e Shqipërisë

Posted on Korrik 16 2010 by albtvradio

Në janar 2011 qeveria shqiptare ka premtuar se do të nisë regjistrimin e popullsisë në vend për herë të parë sipas etnisë dhe fesë. Sipas Ekzekutivit shqiptar, ky është një proces me një rëndësi të jashtëzakonshme që i shërben mirëqeverisjes dhe jep një panoramë të plotë zhvillimeve sociale dhe ekonomike në vend, ndërsa pyetja për përkatësinë etnike dhe fetare është komentuar si risia e pyetësorit, pas shumë dekadash mungese. Me partnerë Zyrën e KE-së në Tiranë dhe organizma të tjerë, dhe nën drejtimin e OSBE-së, projekti që kushton mbi 15 milionë euro, pretendon se do t’i japë Institutit të Statistikave të Shqipërisë një mori të dhënash personale të qytetarëve shqiptarë, për përbërjen familjare, shkollimin, të dhëna në lidhje me të ardhurat, përkatësinë etnike, atë fetare, deri te aksesi në internet.

Share

Plagë të hapura

Posted on Korrik 15 2010 by enkelejda

Në një shkrim më shumë se dy vjet më parë, “Tituj gazetash dhe jo vetëm aq” publicisti i mirënjohur Pëllumb Kulla sillte të gjallë çoroditjen morale dhe deziluzionin e thellë që pësojmë sa herë shfletojmë faqet e shtypit e mësojmë për kronologjinë e zezë. Edhe sot e kësaj dite, ndërsa të gjithë flasim për integrimin në Europë e rrjedhimisht në kulturën e saj të lashtë, shoqëria jonë vazhdon të përjetojë plagët e përhershme të krimit ordiner (përpos atij ekonomik e politik), të cilat lëndojnë së tepërmi moralin, psikologjinë, traditat dhe kulturën e saj. Duket se tranzicioni i vështirë e i stërzgjatur mbart edhe një faturë tjetër të lartë që askush nuk mendon ta shlyejë ndonjëherë.

Share

Shqipëria vend anëtar i NATO-s dhe partner shtrati i Iranit

Posted on Korrik 12 2010 by AlbTvRadio

4 korrik 2010 / Ioannis Michaletos Raporti i mëposhtëm nga gazetari Gjergj Thanasi trajton çështjen e transaksioneve të armëve të një natyre të veçantë ndërmjet Shqipërisë dhe Iranit pak vjet më parë. Sipas reportazhit dhe zbulimeve të gazetarit, që përfshijnë dokumente zyrtare të mirë-verifikuara, Shqipëria kërkonte bashkëpunim ushtarak me Iranin dhe faktikisht ka importuar armatime të cilat nga ana tjetër nuk u bënë pjesë në inventarin ushtarak të vendit

Share

"Kape ditën" për rezolutën e re

Posted on Korrik 12 2010 by elsa

Me rezolutën e fundit, Parlamenti Europian ringriti edhe njëherë në këmbë shpresën e rrëzuar për hetimin e zgjedhjeve shqiptare të 28 qershorit.

Share

Prodhuesit e krizës

Posted on Korrik 11 2010 by enkelejda

Referati i presidentit serb, Boris Tadic në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sërish na përkujtoi kohën e lajthitjeve kardinale serbe, paragjykimeve të rrezikshme, gënjeshtrave naive, atë ligjërim politik të përzier me elemente historike, fetare, metafizike, megalomane dhe mungesën proverbiale të tyre për realizëm. Ai që linte përshtypjen e njeriut të kulturuar, tolerant, të hapur për dialog dhe kompromis, ai që ngjalli optimizmin se Serbinë, bashkë me të edhe rajonin do ta nxjerr nga balta e atavizmave politike, ai të cilin Berluskoni i shushatur dhe i kompleksuar e krahasoi me yllin kinematografik, Xhorxh Kllunin, ai në paraqitjen e tij të fundit KS të OKB-së, përsëriti uratën që nuk bekon por, mallkon: kurrë s’do të pranuakan pavarësinë Kosovës! Edhe Milloshevici fliste kështu…Kërkojnë negociata të reja, por me kusht që rezultati të jetë në favor të tyre! Është vështirë të shpjegohet se si klasa politike serbe, në mesin e tyre ka edhe intelektualë të shquar, nuk vëren kundërthënien logjike ndërmjet kërkesës për negociata për statusin e Kosovës dhe qëndrimit se kurrë dhe askush në Serbi nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Share
Page 4 of 22« First...«23456»...Last »
  • Blogroll

    • Albania Access Page News
    • Albania ASP Hosting Page
    • Albania Mp3 Shqip Falas
  • Archives

    • Shtator 2010
    • Gusht 2010
    • Korrik 2010
    • Qershor 2010
    • Maj 2010
    • Prill 2010
    • Mars 2010
    • Shkurt 2010
    • Dhjetor 2009
    • Nëntor 2009

Copyright © 2010 AlbTvRadio Lajme - Wordpress Theme developed by Web Hosting Fan

English English Afrikaans Afrikaans العربية العربية Беларуская Беларуская български български català català česky česky Cymraeg Cymraeg dansk dansk Deutsch Deutsch ελληνική ελληνική español español eesti eesti فارسی فارسی suomi suomi français français Gaeilge Gaeilge galego galego עברית עברית हिन्दी हिन्दी hrvatski hrvatski magyar magyar bahasa Indonesia bahasa Indonesia íslenska íslenska italiano italiano 日本語 日本語 한국어 한국어 lietuvių lietuvių latviešu latviešu македонски македонски bahasa Melayu bahasa Melayu Malti Malti Nederlands Nederlands norsk norsk polski polski português português română română русский русский slovenčina slovenčina slovenščina slovenščina shqipe shqipe српски српски svenska svenska Kiswahili Kiswahili ภาษาไทย ภาษาไทย Filipino Filipino Türkçe Türkçe українська українська tiếng Việt tiếng Việt ייִדיש ייִדיש 中文 (简体) 中文 (简体) 中文 (繁體) 中文 (繁體) powered byGoogle