Historia e mbretërve shqiptarëve të Egjiptit
Princi Faruk Shqiptarët e Egjiptit, apo modernizuesit e tokës së sfinksit Princi Faruk erdhi në fron në vitin 1936, siç u tha më lartë. Mbreti i ri në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç dhe do të kontrollonte tërë punët e mbretërisë, megjithatë, derisa ai u bë 18 vjeç nuk i pati të gjitha kompetencat e Mbretit pasi një këshill prej disa vetash bënte punën e tij. Si stërnip i të Madhit Mehmet Ali Pashë, Faruku ishte shqiptar nga babai dhe egjiptian nëpërmjet nënës së tij mbretëreshë, e cila në fakt kishte gjak të përzierë egjiptian-francez-shqiptar
Share