Prishtinë: Qeveria miratoi Projektligjin për vlerat e luftës
Duke prezantuar para kabinetit qeveritar Projektligjin për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-ës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre, kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se ky ligj ka një kosto të lartë buxhetore, por nuk duhet harruar se edhe sakrifica dhe flijimet për lirin e Kosovës ishin shumë të mëdha. “Kosova është krenare që kishte djem dhe vasha që bënë luftën për çlirimin e Kosovës, dhe nuk duhet të harrojmë se në Kosovë çdo qytetar ishte luftëtar i lirisë dhe çdo qytetar ka kontribuar për lirinë e Kosovës.
Share