Strukturat paralele, shqetësime për kërcënime ndaj sigurisë
Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Ficxherald, ka përsëritur se aleanca është e shqetësuar për strukturat paralele, të cilat, sipas tij, paraqesin kërcënim për sigurinë. Gjatë një vizite në Prishtinë, Ficxherald ka thënë se KFOR-i do të reagojë, nëse këto struktura kthehen në të dhunshme. Aleanca Veri-atlantike nuk ka shprehur hapur mbështetjen për strategjinë e ICO-së dhe Qeverisë për veriun, e cila ka për qëllim zhbërjen e strukturave paralele serbe.
Read more from the original source:
Strukturat paralele, shqetësime për kërcënime ndaj sigurisë