• Home
  • About

Pahor: Ideja është që të bashkohen liderët rajonal

Posted on Mars 9 2010 by albtvradio

Kryeministri Hashim Thaçi:Qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës do të jenë në krye të përgjegjësive për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon “Qëllimi i Kosovës është që të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së dhe të njëjtën kohë të punojmë me gjitha vendet e rajonit.Tanimë ne kemi ndërtuar raportet të shkëlqyeshme edhe me Maqedoninë edhe me Shqipërinë edhe me Malin e Zi. Duam të kemi fqinjësi të mirë edhe me Serbinë”,tha kryeministri Hashim Thaçi duke shtuar se edhe përkushtimi i kryeministrit Pahor dhe i shtetit Slloven gjithmonë ka qenë për paqe,për stabilitet në mënyrë që të ecim drejtë strukturave euroatlantike.Kryeministri Thaçi u shpreh se Qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës do të jenë në krye të përgjegjësive për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon,dhe idenë dhe iniciativën për konferencën që do të mbahet në Brdo të Sllovenisë.Kosova do të jetë jashtëzakonisht e përgjegjshme në këtë drejtim dhe do ti përgjigjet sfidave dhe të vlerave që i afrojnë vendet tona, popujt tonë.Duke folur për konferencën që do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë,kryeministri slloven Borut Pahor tha se ideja është që të gjithë liderët e rajonit të bashkohemi me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të flasim për perspektivën evropiane të këtyre vendeve.Pahor tha se me gjithë vështirësitë e organizimit ky takimi do të rezultojë i suksesshëm.Më tutje kryeministri Pahor vlerësoi arritjet dhe progresin e madh që është bërë këto vitet e fundit në Kosovë.“Si çdo qeveri tjetër edhe ju kritikoheni,por si vëzhgues i cili ka qenë këtu edhe para disa vitesh,sot unë po shoh një përparim të madh këtu” u shpreh Pahor,duke shtuar se është krenar për marrëdhëniet e mira midis Sllovenisë dhe Kosovës.

Original post:
Pahor: Ideja është që të bashkohen liderët rajonal

Share

[Translate]
  • Share/Bookmark

Leave a Reply

Kliko këtu për të anuluar përgjigjen.

Liga e kampioneve, sonte njihen dy çerekfinalistet e parë
Sidrit Bejleri – Në prag të derës
  • Blogroll

    • Albania Access Page News
    • Albania ASP Hosting Page
    • Albania Mp3 Shqip Falas
  • Archives

    • Shtator 2010
    • Gusht 2010
    • Korrik 2010
    • Qershor 2010
    • Maj 2010
    • Prill 2010
    • Mars 2010
    • Shkurt 2010
    • Dhjetor 2009
    • Nëntor 2009

Copyright © 2010 AlbTvRadio Lajme - Wordpress Theme developed by Web Hosting Fan

English English Afrikaans Afrikaans العربية العربية Беларуская Беларуская български български català català česky česky Cymraeg Cymraeg dansk dansk Deutsch Deutsch ελληνική ελληνική español español eesti eesti فارسی فارسی suomi suomi français français Gaeilge Gaeilge galego galego עברית עברית हिन्दी हिन्दी hrvatski hrvatski magyar magyar bahasa Indonesia bahasa Indonesia íslenska íslenska italiano italiano 日本語 日本語 한국어 한국어 lietuvių lietuvių latviešu latviešu македонски македонски bahasa Melayu bahasa Melayu Malti Malti Nederlands Nederlands norsk norsk polski polski português português română română русский русский slovenčina slovenčina slovenščina slovenščina shqipe shqipe српски српски svenska svenska Kiswahili Kiswahili ภาษาไทย ภาษาไทย Filipino Filipino Türkçe Türkçe українська українська tiếng Việt tiếng Việt ייִדיש ייִדיש 中文 (简体) 中文 (简体) 中文 (繁體) 中文 (繁體) powered byGoogle