Fuere: Gjendja me azilantët e Maqedonisë është shqetësuese
Gjendja me numrin e zmadhuar të azilantëve të Maqedonisë në Belgjikë është me të vërtetë shqetësuese. Këtë sot në Shkup e deklaroi evrodeputeti në Maqedoni Ervan Fuere, duke shtuar se për këto arsyje, kryeministri i Belgjikës së shpejti do ta vizitojë tërë rajonin. “I vlerësojmë përpjekjet e MPB-së maqedonase, por duhet të bëhen përpjekje shtesë për të parandaluar agjencitë turistike në keqpërdorimin e besimit të njerëzve”, tha Fuere, duke shtuar se e gjithë kjo është në kundërshtim me liberalizimin e vizave, duke shtuar se kjo praktikë duhet të parandalohet.

Read more:
Fuere: Gjendja me azilantët e Maqedonisë është shqetësuese