Archive for Mars, 2010
Breaking News: SHBA pushton Iranin
Ora 00.01 – Kanë filluar bombardimet e avionëve amerikan ndaj Iranit, kanë njoftuar agjencite e lajmeve . Ushtria e Ahmedinexhadit i është kundërvënë fuqishëm këtijë sulmi por si duket gjitçhka do të mbarojë shumë shpejt kjo storie sapo edhe ju të lexoni këtë lajm deri në fund sepse sot është 1 Prilli. Gëzuar
ShareSnoop Dogg : Marihuanë para koncerteve
Reperi i famshëm Snoop Dogg, në deklaratën e tij më të fundit ka pranuar se kurrë nuk është ngjitur në skenë të performojë, pa thithur pak mariuhanë. I njohur edhe si “avokat” i bërjes së marihuanës të ligjshme, Snoop Dogg shprehet se e ka të nevojshme të jetë nën ndikimin e kësaj droge ndërsa performon, pasi e bën të ndjehet më mirë.
ShareRasmussen: Hetoni zgjedhjet, edhe me ndërkombëtarë
Pas një takimi që pati në Sarajevë me kreun e Partisë Socialiste shqiptare Edi Rama, presidenti i PS Europiane Poul Nyrup Rasmussen, ka deklaruar se komisioni për hetimi e zgjedhjeve në Shqipëri duhet të ketë dhe anëtarë të pavarur, të cilët do të jenë përfaqësues të autoriteteve ndërkombëtare.
ShareKosova do t’i bashkohet Shqipërisë
Brenda dhjetë vjetësh Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë dhe atëherë mos njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk do të jetë më relevante, ka deklaruar Miroljub Labus, ish-Zëvendëskryeministër i Serbisë dhe Lider i partisë G17.
ShareHaki Rugova – Personalitet me veti njerëzore dhe intelektuale
Shkruan: Xhevat Rexhaj Të dashur istogas-e Rrugët e jetës janë vërtet të paparashikuara, por zakonishtë disa gjëra në jetë ndodhin edhe duke i prirë fatit e jo vetëm duke prirë fati. Fatin e kisha që u rrita në fshatin Cerrcë, një vendbanim si thuaja të gjitha të tjerat në komunën e Istogut, por ama disi cerrca ka disa veqori të saja vetanake si me territor ashtu edhe me qytetarë. Nga an tjetër realiteti e deshi që une të isha pjesëtar i një gjenerate të vitit 1957, një gjenerate që ato vite bënte ecjen drejtë shkollimit në gjuhën amtare shqipe, një gjenerate që shtytej nga prindërit që të mësonim dhe të bëheshim pjesë e një mozaiku shqiptarë për të dhenë diq për vitet që do të pasonin në të ardhmën.
ShareFuere: Konsensusi në punën e Komunës së Tetovës meriton mirënjohje
Këshilli i Komunës së Tetovës dhe kryetari i Tetovës punojnë në bazë të konsensusit që meriton vëmendje të posaçme, veçanërisht kur bëhet fjalë për një qytet multietnik, tha në takimin e sotëm me kryetarin e Tetovës, Sadi Bexheti, evroambasadori Ervan Fuere. Në takimin me Bexhetin, Fuere dhe koordinatorët e grupeve këshilltare në Këshillin e Komunës së Tetovës kanë biseduar për procesin e decentralizimit, si dhe për obligimin e pushtetit qendror të sigurojë resurse dhe mjete përkatëse për zhvillim ekonomik dhe social të komunave
ShareBarazim në Londër, fitore e Interit në Milano – VIDEO
Arsenali përmbysi dizantazhin e dy golave të Barcelonës, në një ndeshje dramatike kundër kampionëve në fuqi e Europës në “Emirates” të Londrës e të mbyllur në barazim 2-2. Pas një dueli tërheqës e loje më stil në fraksionin e një pjesë të parë pa gola, Zlatan Ibrahimoviçit ju deshën vetëm 23 sekonda lojë në pjesën e dytë për të dhënë avantazhin e merituar Barcelonës, duke mposhtur portierin e “Toçinjve’, Manuel Almunian. Ish-sulmuesi i Interit u bë edhe një herë tjetër protagonisti absolut i takimit, kur në minutën e 59-të dyfishoi shifrat pas një pune të bukur të Ksavi, duke detyruar gardianin e Arsenalit ta nxjerrë sërish topin nga rrjeta.
ShareRaporti i KLSH, PS: Buxheti ‘09 u keqpërdor për fushatën e pushtetit
TIRANË- “Buxheti i shtetit i vitit 2009 u vu fund e krye në shërbim të deformimit të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit 2009″. Kështu ka deklaruar sot deputeti i PS-së, Ilir Beqja, i cili ka pranuar se ajo që kishte thënë me kohë PS-ja u faktua së fundi nga raporti i KLSH-së.
ShareFier, aksidentohet rëndë fëmija 8-vjeçar
FIER- Një fëmijë 8-vjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e sotme. Aksidenti ndodhi në aksin Fier- Seman, kur mjeti me targa FR 30-41 B që drejtohej nga shtetasi Nikolla Hoxha, 45-vjeç, banues në Patos në momentin që po kalontë në vendin e quajtur “Kthesa e Pojanit” ka përplasur fëmijën me inicialet E.S
Share