• Home
  • About

Archive for Shkurt, 2010

OG: Ja kush është Seldi i Big Brother

Posted on Shkurt 28 2010 by albtvradio

Olger Xhepi, në art OG, është bërë i njohur për publikun vetëm pak kohë më parë me dy këngë, njërën të kënduar me Kastron dhe Ingridin dhe tjetrën me Seldin e “Big Brother” me titull “Si ty nuk ka”. Pasi ka bërë një shkëputje të gjatë rreth gjashtë vite nga Shqipëria sepse emigroi në Amerikë, vendosi të rikthehej dhe Amerikën ta gjejë pikërisht këtu në Shqipëri, në epokën e lulëzimit të rrymave R&B dhe Hip Hop që janë në stilin e tij

Share

Si u transformuan disa femra Vip

Posted on Shkurt 28 2010 by albtvradio

Transformimet që të njohurit tanë i realizojnë nëpër periudha të ndryshme, e shtojnë më shumë kureshtjen e publikut. Pamja e njëjtë bëhet demode për fansat, ndërsa një ndryshim i vogël sjell freski në ekran. Që të duken më bukur, ata eksperimentojnë në shumë aspekte

Share

Ledina Çelo – Dangeroues

Posted on Shkurt 28 2010 by albtvradio

Këngëtarja Ledina Çelo, e cila kishte planifikuar që këtë vit të merrte pjesë për herë të parë në festivalin e muzikës moderne “Top Fest 7”, ka vendosur t’i thotë jo ftesës që iu bë nga organizatorët e këtij festivali plot katër muaj më parë.

Share

ILDKP: Nëntë zyrtarë të lartë, aksionerë në kompani private

Posted on Shkurt 28 2010 by Sadi Murati

TIRANË – Nëntë zyrtarë, që punojnë në dogana, tatime apo dikastere rezultojnë në konflikt interesi me punën, pasi përpos funksionit të lartë në shtet janë edhe aksionerë në shoqëri private. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) bëri të ditur sot se 9 zyrtarëve iu ka vendosur gjoba nga 100 – 200 mijë lekë (të reja) dhe iu ka kërkuar të heqin dorë nga njëri prej pozicioneve. Sipas ILDKP, 7 prej 9 zyrtarëve kanë reaguar pozitivisht, duke hequr dorë nga biznesi (qoftë edhe formalisht) ndërsa dy të tjerë kanë treguar rezistencë

Share

Beqja i referohet BSH: Qeveria po varfëron shqiptarët

Posted on Shkurt 28 2010 by Sadi Murati

TIRANE – Partia Socialiste ka sjellë në vëmendje të opinionit publik, gjendjen e rëndë të ekonomisë shqiptare. Deputeti socialist, Ilir Beqja, nisur edhe nga deklarata e bërë nga Banka e Shqipërisë, tha se qeveria e drejtuar nga Sali Berisha, falë gënjeshtrave, po thellon krizën ekonomike në vend. “Për shkak të ngadalësimit të mëtejshëm të kërkesës së brendshme gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009, kushteve të shtrënguara të kreditimit, normës së ulët të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe nivelit të ulët të besimit të bizneseve”, konfirmoi dje Banka e Shqipërisë.

Share

Sherr mes të rinjsh gjatë një feste, vritet me armë 16 vjeçari

Posted on Shkurt 28 2010 by albtvradio

UPDATE – Është identifikuar në morgun e spitalit të Durrësit, personi që mbeti i vrarë në Durrës. Ai është 16 vjeçari, Kleidi Muziu, banor i lagjes nr.18, në këtë qytet.

Share

PS: Kryeministri i "Ruzhdies" duhet të zgjidhë krizën politke

Posted on Shkurt 28 2010 by elsa

UPDATE – Kryeministri i” Ruzhdies” duhet të zgjidhë krizën politike.

Share

Jo përfaqësim të Kosovës përmes UNMIK-ut

Posted on Shkurt 28 2010 by albtvradio

PRISHTINE – Përfaqësimi i Kosovës përmes UNMIK-ut ka marrë fund që nga shpallja e pavarësisë, thonë autoritetet në Prishtinë, duke iu përgjigjur thirrjeve të Beogradit që Kosova të prezantohet në konferenca rajonale si pjesë e UNMIK-ut.

Share

Kosova Fashion Week 2010

Posted on Shkurt 28 2010 by albtvradio

Agjencia e modës “Gecjan Group” dhe “RTV 21” në bashkëpunim dhe me mbështetjen e fuqishme të kompanisë “Ed Hardy” Balkan states, njofton se tashmë kanë filluar përgatitjet për projektin e radhës “Kosova Fashion Week 2010”. Evenimenti më i rëndësishëm i vitit në fushën e modes në Kosovë, sërish sjell shfaqjen ekskluzive me kreacione e modele unike. “Kosova Fashion Week 2010” ka për qëllim të pasqyrojë vlerat e shtëpive të modës, kreatorëve, shkollave të modës, butikëve ekskluzive (këpucë, bizhuteri, çanta etj), salloneve të bukurisë dhe kreatorëve për fëmijë, Java e modës në Kosovë do të fillojë me 24 mars e do të vazhdojë për 5 ditë me radhe, deri më 28 mars, në “Sheshin 21” në Prishtinë.

Share

Bie niveli i ujit, por disa fshatra ende në izolim

Posted on Shkurt 28 2010 by SADI

UPDATE – Bie niveli i ujit në zonat e përmbytura të Shkodrës.

Share
Page 1 of 10612345»...Last »
  • Blogroll

    • Albania Access Page News
    • Albania ASP Hosting Page
    • Albania Mp3 Shqip Falas
  • Archives

    • Mars 2010
    • Shkurt 2010
    • Dhjetor 2009
    • Nëntor 2009

Copyright © 2010 AlbTvRadio Lajme - Wordpress Theme developed by Web Hosting Fan

English English Afrikaans Afrikaans العربية العربية Беларуская Беларуская български български català català česky česky Cymraeg Cymraeg dansk dansk Deutsch Deutsch ελληνική ελληνική español español eesti eesti فارسی فارسی suomi suomi français français Gaeilge Gaeilge galego galego עברית עברית हिन्दी हिन्दी hrvatski hrvatski magyar magyar bahasa Indonesia bahasa Indonesia íslenska íslenska italiano italiano 日本語 日本語 한국어 한국어 lietuvių lietuvių latviešu latviešu македонски македонски bahasa Melayu bahasa Melayu Malti Malti Nederlands Nederlands norsk norsk polski polski português português română română русский русский slovenčina slovenčina slovenščina slovenščina shqipe shqipe српски српски svenska svenska Kiswahili Kiswahili ภาษาไทย ภาษาไทย Filipino Filipino Türkçe Türkçe українська українська tiếng Việt tiếng Việt ייִדיש ייִדיש 中文 (简体) 中文 (简体) 中文 (繁體) 中文 (繁體) powered byGoogle