• Home
  • About

Tribunë me rastin e 101 vjetorit të Kongresit të Manastirit

Posted on Nëntor 22 2009 by albtvradio

kongresi_i_alfabetit_169274244Në Organizim të Sekretariatit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, sot në objektin e komunës së Çairit u mbajt Tribunë, në përkushtim të përvjetorit të Themelimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Në tribunë fjalim mbajtën zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, drejtori i institutit të Albanologjisë, Ramiz Abdyli, kryetari i historianëve shqiptarë Nebi Dervishi.

Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi në fjalimin e tij tha se në vitin e parë të shekullit të dytë të mbajtjes së Kongresit të Manastirit, fryma dhe porositë që dalin nga ky eviniment historik, jo vetëm që janë obligim por edhe motiv për t’u angazhuar në përosshmërinë, emancipimin kombëtar drejt vlerave historike të botës së qytetëruar.

“Vendimet e këtij Kongresi janë humane dhe janë me vlera universale pa të cilat një popull nuk mund të ekzistojë. Për këto arsye, ky Kongres jo vetëm që është i rëndësishëm për popullin shqiptar po mundësoi që komunikimi i këtij populli me popujt e tjerë të jetë më i përafërt. Koha kur u mbajt Kongresi i Manastirit ishte me plot sfida për gjuhën dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve, që ishin paraqitur nga njëra anë me dobësimin e Perandorisë Osmane dhe nga ana tjetër presionin e fuqishëm që e bënin disa shtete fqinje për të asimiluar nëpërmjet gjuhës dhe mjeteve tjera shkomtarizuese pjesën jugore dhe veriperendimore të banuara me shqiptarë. Këtyre tendencave asimiluese në peridudhën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, iu kundërvuan elita intelektuae e cila me mbajtjen e Kongresit të Manasitirit për jetë e mot e eliminoi azgjesimin e një popullate të tërë, theksoi Ademi.

Zëvendëskryeministri theksoi se nuk ka dyshim se gjuha është ai thesar që ruan pasurinë shpirtërore të një populli. Alfabeti i një gjuhe është çelësi që hap e mbyllë atë thesar. Sot kur e kremtojmë këtë përvjetor të mbajtjes së Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, ne duhet të dëshmojmë se jemi të denjë ta ruajmë këtë thesar dhe këtë çelës nga më të shenjtit që i kemi.

Ministrja e Kulturës, ELizabeta Kançeska Milevska tha se një dietar ka thënë se gjuha është forcë e gjallë me të cilën është e lidhur jo vetëm kultura por edhe ekzistimi i një kombi.

“Në 101 vjetorin e Kongresit historik në konsullin e Manastirit kur intelektualët shqiptarë nga mbarë bota i vendosën themelet e alfabetit të gjuhës shqipe, ndjej kënaqësi të veçantë për shkak se të gjithë së bashku e festojmë ditëlindjen e alfabetit të kombit shqiptar, dhe gëzohemi në idealet dhe vizionet e paraardhësve. Nga Manastiri i shkëlqyeshëm dhe Kongresi i cili sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve ishte ngjarja më e rëndësishme intelektuale e popullit shqiptar në fillim të shekullit 20, dijatarët shqiptarë dërguan porosi thelbësore të cilat sot janë jashtëzakonisht të rëndësishme për bashkëjetesën në Ballkan, për kosmopolizmin për mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjelltë” tha ministrja Kançeska Milevska.

Ajo mes tjerash tha se përmes projekteve që i realizon Ministria e Kulturës, kanë përkahur Manifestimin e 101 vjetorit të Kongresit të Manastirit në qytetitin e konsujve./mia/

“Me kënaqësi do ju informoj se me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të formohet Institucioni i ri kombëtar në sferën e kulturës në Manastir, Muzeu i Gjuhës shqipe me të cilin do të jepet kontibut i madh në ruajtjen e traditave të popullit shqiptar në vendin tonë”, theksoi Kançevska.

Në tribunën e sotme, Drejtori i institutit të Albanologjisë, Ramiz Abdyli dhe kryetari i historianëve shqiparë së bashku me profesor dr. Havzi Mustafa, kryesisht u përqëndruan në çështjet historike të këtij kongresi. (Gazeta Lajm)

Share

[Translate]
  • Share/Bookmark

Leave a Reply

Kliko këtu për të anuluar përgjigjen.

Këndoj për dashurinë por ende nuk kam të dashur
Të rrosh apo të mos rrosh… Kjo është çështje?!
  • Blogroll

    • Albania Access Page News
    • Albania ASP Hosting Page
    • Albania Mp3 Shqip Falas
  • Archives

    • Mars 2010
    • Shkurt 2010
    • Dhjetor 2009
    • Nëntor 2009

Copyright © 2010 AlbTvRadio Lajme - Wordpress Theme developed by Web Hosting Fan

English English Afrikaans Afrikaans العربية العربية Беларуская Беларуская български български català català česky česky Cymraeg Cymraeg dansk dansk Deutsch Deutsch ελληνική ελληνική español español eesti eesti فارسی فارسی suomi suomi français français Gaeilge Gaeilge galego galego עברית עברית हिन्दी हिन्दी hrvatski hrvatski magyar magyar bahasa Indonesia bahasa Indonesia íslenska íslenska italiano italiano 日本語 日本語 한국어 한국어 lietuvių lietuvių latviešu latviešu македонски македонски bahasa Melayu bahasa Melayu Malti Malti Nederlands Nederlands norsk norsk polski polski português português română română русский русский slovenčina slovenčina slovenščina slovenščina shqipe shqipe српски српски svenska svenska Kiswahili Kiswahili ภาษาไทย ภาษาไทย Filipino Filipino Türkçe Türkçe українська українська tiếng Việt tiếng Việt ייִדיש ייִדיש 中文 (简体) 中文 (简体) 中文 (繁體) 中文 (繁體) powered byGoogle