• Home
  • About

Maqedoni: Veteranët e UÇK-së sërish kërkojnë zgjidhje të statusit

Posted on Nëntor 22 2009 by albtvradio

uckFamiljet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së UÇK-së janë të shqetësuar për anashkalimin e sërishëm dhe mosqasjen joserioze për zgjidhjen e çështjes së tyre institucionale. Një pjesë e tyre janë të zhgënjyer se tanimë problemi i tyre nuk do të zgjidhet deri në fund të vitit ashtu siç ishte paralajmëruar nga BDI-ja dhe Ali Ahmeti, por se ai do të vazhdojë të prolongohet edhe më tutje.

Doza dyshimi lidhur me këtë janë shfaqur edhe nga dy shoqatat e veteranëve të luftës, “Kalaja dhe Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së. Kryetari i OVL të UÇK-së, Besim Hoda ka theksuar se çështja e ngritur për statusin e UÇK-së ka qenë një blof dhe jo një realitet për të zgjidhur këtë problematikë tejet të ndjeshme.

“Ne prej fillimi që kur janë dispozuar këto çështje, me daljen në publik të ministrit Bajrami, se do të ketë zgjidhje deri në fund të vitit, e kemi vërejtur se ishte vetëm një tendencë fjalësh për të dëshmuar para ndërkombëtarëve se gjoja çështjet ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha janë të relaksuara, vetëm e vetëm të merret data për fillimin e negociatave për anëtarësim. Por u kuptua se kjo ishte një blof dhe një manipulim”, ka theksuar Hoda, duke shprehur protestë të ashpër në drejtim të politikës aktuale qeveritare.

SHVL “Kalaja” gjithashtu ka ngritur zërin që të merret parasysh çështja e zgjidhjes së statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të UÇK-së dhe të mos manipulojë e mashtrojë këtë kategori më të dëmtuar dhe më të ndjeshme të shqiptarëve në Maqedoni.

“Ne duam ligj dhe nuk heqim dorë. Ata le ta kenë të qartë dhe të respektojnë afatet sepse po hyjmë në vitin e nëntë që nga përfundimi i luftës së vitit 2001″, ka theksuar në reagimin e saj SHVL “Kalaja”.  Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka vazhduar me fjalorin e njejtë se do të ketë zgjidhje, mirëpo duke mos definuar asgjë se çfarë parasheh ajo. (A.Mehmeti/INA)

Share

[Translate]
  • Share/Bookmark

Leave a Reply

Kliko këtu për të anuluar përgjigjen.

S’ka zgjedhje të parakohshme, protesta ishte një dështim
Miss Toka, shpallet braziljania Larissa Ramos
  • Blogroll

    • Albania Access Page News
    • Albania ASP Hosting Page
    • Albania Mp3 Shqip Falas
  • Archives

    • Shtator 2010
    • Gusht 2010
    • Korrik 2010
    • Qershor 2010
    • Maj 2010
    • Prill 2010
    • Mars 2010
    • Shkurt 2010
    • Dhjetor 2009
    • Nëntor 2009

Copyright © 2010 AlbTvRadio Lajme - Wordpress Theme developed by Web Hosting Fan

English English Afrikaans Afrikaans العربية العربية Беларуская Беларуская български български català català česky česky Cymraeg Cymraeg dansk dansk Deutsch Deutsch ελληνική ελληνική español español eesti eesti فارسی فارسی suomi suomi français français Gaeilge Gaeilge galego galego עברית עברית हिन्दी हिन्दी hrvatski hrvatski magyar magyar bahasa Indonesia bahasa Indonesia íslenska íslenska italiano italiano 日本語 日本語 한국어 한국어 lietuvių lietuvių latviešu latviešu македонски македонски bahasa Melayu bahasa Melayu Malti Malti Nederlands Nederlands norsk norsk polski polski português português română română русский русский slovenčina slovenčina slovenščina slovenščina shqipe shqipe српски српски svenska svenska Kiswahili Kiswahili ภาษาไทย ภาษาไทย Filipino Filipino Türkçe Türkçe українська українська tiếng Việt tiếng Việt ייִדיש ייִדיש 中文 (简体) 中文 (简体) 中文 (繁體) 中文 (繁體) powered byGoogle