• Home
  • About

Liberalizimi i vizave nga 19 dhjetori

Posted on Nëntor 11 2009 by albtvradio

vajzabrukselit Parlamenti Evropian nesër në sesionin plenar duhet të japë dritën jeshile për heqjen e vizave shengen për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi që nga 19 dhjetori i këtij viti. Lajmi është konfirmuar për agjencinë e lajmeve maqedonase MIA nga eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e cila e përgatiti Raportin për liberalizimin e vizave të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Fajon thotë se është e sigurtë që Parlamenti Evropian do ta miratojë Raportin. Pritet që pjesë përbërëse e dokumentit të jetë edhe propozimi i Sllovenisë – që vizat shengen për tre vendet të hiqen nga 19 dhjetorit të këtij viti, në vend prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, siç propozoi Komisioni Evropian.

“Mendoj se është shumë reale të pritet që qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi të mund të udhëtojnë lirshëm në BE që prej 19 dhjetorit, gjatë Krishtilindjeve dhe festave të Vitit të Ri. Kjo do të ishte risi e madhe për njerëzit në rajon. Shpresoj se së shpejti, sapo t’i plotësojnë kriteret, do t’u bashkangjiten edhe qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës dhe të Shqipërisë. Parlamenti Evropian e mbështet fuqimisht liberalizimin e vizave të vendeve të Ballkanit perëndimor”, thekson Fajon.

Raporti i eurodeputetes sllovene për heqjen e regjimit të vizave për shtetet nga Ballkani Perëndimor, muajin e kaluar u miratua nga Komiteti për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme, paraprakisht edhe nga Komiteti për politikë të jashtme.

Vendimin përfundimtar për heqjen e barrierës së vizave shengen për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi duhet ta japë Këshilli i ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së më 30 nëntor apo më 1 dhjetor. Tanja Fajon pret që vendimi i Këshillit të ministrave të jetë pozitiv.
(s.g/BalkanWeb)

Share

[Translate]
  • Share/Bookmark

Leave a Reply

Kliko këtu për të anuluar përgjigjen.

Del nga shtrati Vjosa, përmbyten toka, në rrezik shtëpitë
Shëngjini port gjeneral, ka interes nga Kosova
  • Blogroll

    • Albania Access Page News
    • Albania ASP Hosting Page
    • Albania Mp3 Shqip Falas
  • Archives

    • Shtator 2010
    • Gusht 2010
    • Korrik 2010
    • Qershor 2010
    • Maj 2010
    • Prill 2010
    • Mars 2010
    • Shkurt 2010
    • Dhjetor 2009
    • Nëntor 2009

Copyright © 2010 AlbTvRadio Lajme - Wordpress Theme developed by Web Hosting Fan

English English Afrikaans Afrikaans العربية العربية Беларуская Беларуская български български català català česky česky Cymraeg Cymraeg dansk dansk Deutsch Deutsch ελληνική ελληνική español español eesti eesti فارسی فارسی suomi suomi français français Gaeilge Gaeilge galego galego עברית עברית हिन्दी हिन्दी hrvatski hrvatski magyar magyar bahasa Indonesia bahasa Indonesia íslenska íslenska italiano italiano 日本語 日本語 한국어 한국어 lietuvių lietuvių latviešu latviešu македонски македонски bahasa Melayu bahasa Melayu Malti Malti Nederlands Nederlands norsk norsk polski polski português português română română русский русский slovenčina slovenčina slovenščina slovenščina shqipe shqipe српски српски svenska svenska Kiswahili Kiswahili ภาษาไทย ภาษาไทย Filipino Filipino Türkçe Türkçe українська українська tiếng Việt tiếng Việt ייִדיש ייִדיש 中文 (简体) 中文 (简体) 中文 (繁體) 中文 (繁體) powered byGoogle