• Home
  • About

Këndoj për dashurinë por ende nuk kam të dashur

Posted on Nëntor 22 2009 by albtvradio

RoselaGjylbeguEthet në skenë mund të jenë njësoj si ditën e parë. Por Rosela Gjylbegu tani ndihet më e sigurtë se shtatë vite më parë kur u përzgjodh ndër zërat e spektaklit të njohur muzikor. Këtë herë ka vendosur ta përgjysmojë emocionin me Eliza Hoxhën në një duet interesant.
Miqësia me këngëtaren kosovare, si ka ndryshuar jeta e saj në këto vite i tregon vetë Rosela

Kthehemi në kohë kur ti u lançove si zë i “Etheve…”, si ka kaluar kjo kohë tek ty?

Kur e mendoj që kanë kaluar shtatë vite nga “Ethet” e para s’më besohet. Kanë ikur shumë shpejt vitet, ishte eksperienca më e bukur që më dha mundësi të lançohem. E konsideroj veten me fat që isha pjesë e saj.

Ke tentuar ta ndryshosh rrjedhën e jetës, ke guxuar të bësh ndonjë marrëzi?

S’kam pse ta ndryshoj rrjedhën e jetës, ndihem shumë mirë me jetën që bëj me uljet e ngritjet që e shoqërojnë atë.
Konkurron në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë me titull “Rruga e zemrës”. Në imagjinatën tënde sa e gjatë është rruga për të mbërritur në zemrën e dikujt?

S’është e thjeshtë për të gjetur rrugën e zemrës, dhe pikërisht në tekst për këtë flitet që vërtetë rruga drejt saj është e vështirë, por vetëm atëherë kur gjejmë forcë dhe e lëshojmë veten të lirë drejt ndjenjës dhe besojmë në vetvete, ne mposhtim komplekset dhe çdo pengesë për të arritur drejt saj.


Vjen në një bashkëpunim me Eliza Hoxhën, si lindi dhe a njiheshit më parë?

Ne kemi një miqësi prej vitesh dhe shpesh diskutonim për të bashkëpunuar. Menduam që ky është momenti i duhur.
Ke shumë miq këngëtarë, cilët janë ata?

Në fakt jeta ime jashtë këngës është shumë normale dhe e thjeshtë. Kam miq këngëtarë shumë, por miqësia ime më e ngushtë përbëhet nga njerëz jashtë artit.

Meqë jemi tek miqësitë, a ke një mik të zemrës?

Miqësia për mua është e shenjtë dhe zë një vend shumë të rëndësishëm. Gjithë miqtë e mi i kam për zemër. Gjithsesi përgjigjja është jo, nuk kam të dashur. (qesh)

Nëse do të reflektoni për një moment, mendoni se keni arritur deri tani atë çfarë keni dashur?

Njeriu asnjëherë s’kënaqet, gjithmonë kërkon më shumë, por unë sinqerisht e konsideroj veten me fat sepse në moshën që jam dhe për ato që kam arritur deri më sot jam shumë e lumtur, e kjo më inkurajon të punoj gjithnjë e më shumë.

Le ta pranojmë që sundon një numër i madh këngëtaresh sexy, ti si ndihesh në këtë treg dhe si do ta përshkruaje veten?

Unë s’bëj pjesë në këtë treg sigurisht, dhe as nuk dua të jap gjykime për të tjerët. Përpiqem të jem vetvetja dhe të bashkëpunoj me profesionistë që të bëj një punë të mirë.

E ardhmja jote i takon me së shumti muzikës, apo jo?

Nuk mund të them më së shumti a më së pakti, nuk i dihet jetës por me siguri s’do ndahem asnjëherë prej saj.

Çfarë synon në të ardhmen, karrierën apo një familje të qetë?

Secila ka rëndësinë e vet sigurisht, por mendoj se është ende shumë shpejt për të planifikuar.

Për çfarë jeni penduar deri tani, një vendim që e keni marrë dhe që nuk u ka vlejtur?

Të gjithëve na qëllon besoj edhe të nxitohemi në ndonjë vendim, apo në ndonjë fjalë të thënë pa u menduar gjatë dhe mund të gabojmë, por gjithsesi kjo është njerëzore. (Panorama)

Share

[Translate]
  • Share/Bookmark

Leave a Reply

Kliko këtu për të anuluar përgjigjen.

Miss Toka, shpallet braziljania Larissa Ramos
Tribunë me rastin e 101 vjetorit të Kongresit të Manastirit
  • Blogroll

    • Albania Access Page News
    • Albania ASP Hosting Page
    • Albania Mp3 Shqip Falas
  • Archives

    • Mars 2010
    • Shkurt 2010
    • Dhjetor 2009
    • Nëntor 2009

Copyright © 2010 AlbTvRadio Lajme - Wordpress Theme developed by Web Hosting Fan

English English Afrikaans Afrikaans العربية العربية Беларуская Беларуская български български català català česky česky Cymraeg Cymraeg dansk dansk Deutsch Deutsch ελληνική ελληνική español español eesti eesti فارسی فارسی suomi suomi français français Gaeilge Gaeilge galego galego עברית עברית हिन्दी हिन्दी hrvatski hrvatski magyar magyar bahasa Indonesia bahasa Indonesia íslenska íslenska italiano italiano 日本語 日本語 한국어 한국어 lietuvių lietuvių latviešu latviešu македонски македонски bahasa Melayu bahasa Melayu Malti Malti Nederlands Nederlands norsk norsk polski polski português português română română русский русский slovenčina slovenčina slovenščina slovenščina shqipe shqipe српски српски svenska svenska Kiswahili Kiswahili ภาษาไทย ภาษาไทย Filipino Filipino Türkçe Türkçe українська українська tiếng Việt tiếng Việt ייִדיש ייִדיש 中文 (简体) 中文 (简体) 中文 (繁體) 中文 (繁體) powered byGoogle