Bluetooth: Anjeza Branka merr ofertë për të pozuar për “Playboy”
Muzika ka, sigurisht, vendin e parë në listën e projekteve të saj, por ajo nuk i thotë kurrë jo ofertave të tjera. Anjeza Brankës sapo i ka ardhur një propozim i ri. Drejtues të revistës së njohur gjermane, “Playboy”, pasi kanë parë disa foto të këngëtares të cilat i ka bërë më parë, e kanë pëlqyer dhe i kanë propozuar për të qenë pjesë e kopertinës e veshur me bikini. “Nëse do të jetë një ofertë që më kërkon me bikini, kjo do të më pëlqente, por nëse do të jetë e ekzagjeruar, do ta refuzoj“. – ka pohuar në një intervistë për Bluetooth këngëtarja prej pak kohësh e ndarë nga i fejuari me të cilin bashkëjetonte prej vitesh ( BW)