Asus paraqet laptopin ultra të hollë
Kompania Asus ka paraqitur një laptop i cili me pamje ngjan tepër në atë MacBook Air të Apple, e për zotën as me peshë nuk janë larg njëri-tjetrit. Asus UM30 ka ekran me diagonale prej 13.3 inç, shtëpizë alumini, i trashë është gjithsej 19.6 milimetra, derisa ka peshë prej 1.4 kilogramë, që e kategorizon në mesin e laptopëve më të lehtë për t’u bartur në treg.
Përkundër kësaj, bëhet fjalë për një pajisje bukur të fuqishme. Ai niset nga procesi i Intel Core 2 Duo SU 9400, e në të janë edhe 320 GB të diskut të fortë dhe 3 GB RAM memorie.
Pajisja tani për tani shitet vetëm në Japoni, dhe me Windows 7 Home Premium prej 64-bit kushton rreth 750 euro.
Share