• Home
  • About

“Kutitë”, Rama: Shansi i vetëm për Berishën, ti hapë!

Posted on Nëntor 24 2009 by albtvradio

salibersiha34TIRANE-“Kutitë”, klimë e tensionuar me pozitës dhe opozitës Në Shqipëri, dy ditë pas përfundimit të protestës së opozitës dhe ultimatumit të saj 10 ditor brenda të cilit qeveria duhet te hape kutite, situata politike nuk duket më pak e qetë. Edhe sot kryesocialisti Edi Rama ka pësëritur ultimatumin për hapjen e kutive duke theksuar se “ky është shanci i vetëm për Berishën”. Brenda pak minutash përgjigjet kryeministri Sali Berisha që deklaron se vendi nuk ecën para me ultimatume duke kërcënuar se “aleancat puniste meritojnë shkuljen e dhëmbëve”
Pak para mbledhjes së grupit të PS, ne nje fjalim ne kongresin e Konfederates se Sindikatave, Edi Rama ka deklaruar sot se qeveria duhet të pranojë kërkesën për hapjen e kutive, pavarësisht se një ditë më parë përfaqësuesit e shumicës e akuzuan kryetarin socialist se po kërkon ta marre pushtetin me dhunë.
Sipas Ramës sot ka një pushtet ilegjitim si rrjedhojë e zgjedhjeve jo të ligjshme të 28 Qershorit. Ndaj ftesa për hapjen e kutive për Ramën është në kohë dhe kryeministri duhet të reflektojë sa është në kohë. Fakti se Berisha nuk pranon të hapë kutitë, për Edi Ramën është thjesht “frikë nga drejtësia”. “Sot Shqiperia qeveriset nga nje pushtet ilegjitim dhe qe ka frike nga drejtesia”, u shpreh Rama.
Rama shtoi se bërja e veshit të shurdhër nga ana e qeverisë do të përballet me protestën e radhës. Në këtë kuadër Rama u ka bërë thirrje biznesit të vogël të bashkohet në protesta pasi sic theksoi ai, në vend po qeveris arbitrariteti. “Protesta e opozitës është një protestë për të shpëtuar qeverinë”, u shpreh rama ne kete takim.

Berisha: Vendi nuk ecën para me ultimatume
Ndërkohë kryeministri Sali Berisha në një takim me të vetët në selinë e PD jo vetëm kundërshtoi kërkesat e PS, por ripërsëriti se angazhimet e tij si kryetar qeverie të përgatisë festimet në shesh për “8 Dhjetorin”. “Kemi nje mije arsye per te festuar 8 Dhjetorin” tha  Berisha duke shtuar se festa per perkujtimin e Levizjes Studentore nuk duhet kosnideruar si anti-miting. Duke iu referuar takimeve te grupit socialist kuvendor, Berisha tha gjtihashtu se vendi nuk ecën përpara me ultimatume dhe mbledhje sekrete.
“Do ti shkulim me darët e ligjit nje nga nje te gjitha dhembet e dhemballet aleances puniste mafioze derisa mos te ngelet me asgjë në gojë”, tha Berisha rreth protestës së opozitës për hetim të zgjedhjeve të lira.

PS mbledh Grupin Kuvendor
Ka nisur rreth orës 12:05 mbledhja e Grupit Kuvendor të Partisë Socialiste e kryesuar nga kreu socialist Edi Rama për të vendosur rreth qëndrimit të mëtejshëm të opozitës në lidhje me kërkesat për hapjen e kutive të votimit, në kushtet kur mazhoranca këmbëngul se kërkesat janë ilegjitime dhe bien ndesh me vendimet e gjykatave. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërkohë që ende nuk dihet nëse do të ketë një deklaratë zyrtare për mediat pas përfundimit të saj. Ajo që dihet është se në këtë mbledhje është i pranishëm edhe deputeti socialist i “Lëvizjes për mendim ndryshe” Arben Malaj.

“Kutite”, PS vendos sot për qëndrimin në vazhdim
Grupi parlamentar i PS-së pritet të mblidhet sot rreth orës 12:00, për të diskutuar në lidhje me aksionin politik të partisë në vijim. Në këtë mbledhje janë njoftuar dhe pritet të marrin pjesë edhe deputetët e njohur si kundërshtarë të kryetarit Edi Rama. Në fakt, prej tyre nuk është marrë vendim për të hyrë në Kuvend, edhe pse ishte menduar që pas protestës së 20 nëntorit të kishte një të tillë lidhur me hyrjen në Kuvend. Nuk dihet ende me saktësi nëse do të ketë një tërheqje të këtij grupi deputetësh nga qëndrimi i parë për të qenë brenda në Kuvend, por kjo do të shihet qartë në mbledhjen e sotme të grupit. Disa prej deputetëve të Lëvizjes për Mendim Ndryshe u panë edhe në ditët e protestës së opozitës. Kështu, ai që u ekspozua më shumë dhe që foli edhe në media ishte Arben Malaj. Më pas nga disa orë kanë qenë të pranishëm edhe Ben Blushi e Marko Bello, por nuk janë bashkuar me kolegët e tyre, por kanë qëndruar me qytetarët. Ata nuk kanë parapëlqyer të flasin në podium, pasi dihet mirë qëndrimi i tyre. Deputetët e LMN-së janë shprehur dakord me protestat popullore, por kjo të jetë e rakorduar edhe me luftën politike brenda Parlamentit. Megjithëse bënë edhe një rezolutë, që ishte një thirrje drejtuar kolegëve të tyre për të hyrë në Kuvend, prej tyre nuk është bërë asnjë hap drejt marrjes së mandatit.

Mos hapja e kutive është arsyeja që opozita do të përdorë më pas për rrëzimin e Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme. Kjo është theksuar dje sërish nga kryetari i PS-së, Edi Rama, në një konferencë shtypi. Me gjithë kundërshtitë e kryeministrit Berisha për hapjen e kutive, Rama i ka kujtuar se ka 10 ditë afat që ta realizojë këtë kërkesë të opozitës dhe të 100 mijë shqiptarëve që dolën në shesh për 3 ditë me radhë.

Tashmë kryetari Edi Rama e ka bërë të qartë se do të vazhdojnë protestat në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm nga ana e partive politike, por tani edhe në bashkëpunim me grupe të ndryshme interesi, ku futen pensionistët, minatorët, ish-ushtarakët, sindikatat, etj. Protesta e radhës me përmasa të mëdha pritet të zhvillohet në 5 dhjetor, atëherë kur drejtuesit vendorë do të kërkojnë sërish të drejtat për autonominë e bashkive dhe komunave.
(d.b/BalkanWeb)

Share

[Translate]
  • Share/Bookmark

Leave a Reply

Kliko këtu për të anuluar përgjigjen.

Fleta magjike që mbron shtëpinë tuaj!
Shaban Murati promovon librin “Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”
  • Blogroll

    • Albania Access Page News
    • Albania ASP Hosting Page
    • Albania Mp3 Shqip Falas
  • Archives

    • Shtator 2010
    • Gusht 2010
    • Korrik 2010
    • Qershor 2010
    • Maj 2010
    • Prill 2010
    • Mars 2010
    • Shkurt 2010
    • Dhjetor 2009
    • Nëntor 2009

Copyright © 2010 AlbTvRadio Lajme - Wordpress Theme developed by Web Hosting Fan

English English Afrikaans Afrikaans العربية العربية Беларуская Беларуская български български català català česky česky Cymraeg Cymraeg dansk dansk Deutsch Deutsch ελληνική ελληνική español español eesti eesti فارسی فارسی suomi suomi français français Gaeilge Gaeilge galego galego עברית עברית हिन्दी हिन्दी hrvatski hrvatski magyar magyar bahasa Indonesia bahasa Indonesia íslenska íslenska italiano italiano 日本語 日本語 한국어 한국어 lietuvių lietuvių latviešu latviešu македонски македонски bahasa Melayu bahasa Melayu Malti Malti Nederlands Nederlands norsk norsk polski polski português português română română русский русский slovenčina slovenčina slovenščina slovenščina shqipe shqipe српски српски svenska svenska Kiswahili Kiswahili ภาษาไทย ภาษาไทย Filipino Filipino Türkçe Türkçe українська українська tiếng Việt tiếng Việt ייִדיש ייִדיש 中文 (简体) 中文 (简体) 中文 (繁體) 中文 (繁體) powered byGoogle